Sot përfaqësues të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkisë së Beratit vizituan ambientet e Bibliotekës së Beratit, e cila është mobiluar dhe pajisur nga TAP me sistem mbrojtës ndaj zjarrit. Ky investim prej afërsisht 16’000’000 Lekësh, i shërben më shumë se 100’000 banorëve të qytetit të një-mbi-një dritareve.
Si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri, janë mobiluar krejtësisht nga e para tre salla leximi dhe arkiva e bibliotekës “Vexhi Buharaja” duke shënuar edhe rihapjen e bibliotekës pas disa vitesh. Gjithashtu, TAP ka dhuruar 400 libra (tituj të rinj) duke e pasuruar më tej fondin e bibliotekës.
Menaxheri i Përkohshëm i TAP për Shqipërinë, Michele Elia, gjatë vizitës në ambientet e Bibliotekës u shpreh: “Vetë TAP është një projekt që do të mundësojë de-karbonizimin e Evropës dhe zhvillimin e vendeve nga ku do të kalojë. Ne besojmë që një e ardhme e qëndrueshme mund të krijohet nëpërmjet edukimit cilësor, përkujdesjes ndaj mjedisit dhe vëmendjes karshi sigurisë teknike. Prandaj dhe TAP po investon kryesisht në këto tri fusha në Shqipëri.