Të dielën ‘Maratona e Tiranës’, nisin përgatitjet në kryeqytet! Policia Bashkiake nis lirimin e rrugëve, akset ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve për dy ditët në vijim

Harta e maratones

1 / 6

Largimi i makinave nga bashkia

2 / 6

Largimi i makinave nga bashkia

3 / 6

Largimi i makinave nga bashkia

4 / 6

Largimi i makinave nga bashkia

5 / 6

Largimi i makinave nga bashkia

6 / 6
15 Tetor 2021, 14:54

Kryeqyteti po bëhet gati për ‘Maratonën e Tiranës’! Për t'i lënë vendin 'pistës' për vrapuesit, qarkullimi i automjeteve do të devijohet përgjatë dy ditëve në vijimin, ndërsa sot Policia Bashkiake ka nisur me heqjen e automjeteve në rrugët ku nuk do të lejohet qëndrimi i makinave.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00-12:00 dhe në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00-17:00.

Maratona do të nisë nga sheshi “Skënderbej” për të vijuar më pas në rrugët kryesore të qytetit.

r.k./Shqiptarja.com