Tenderi i blerjes së maskave anti Covid-19, Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas kërkesës nga Italia

Faksimile e kontratës të shit-blerjes së kompanisë Frog

1 / 6

Faksimile e kontratës të shit-blerjes së kompanisë Frog

2 / 6

Faksimile e kontratës të shit-blerjes së kompanisë Frog

3 / 6

Faksimile e kontratës të shit-blerjes së kompanisë Frog

4 / 6

Ekstrakti i kompanisë Frog në QKB

5 / 6

Ekstrakti i kompanisë Frog në QKB

6 / 6
23 Shtator 2020, 11:31

Pas një letërporosie të mbërritur nga pala italiane, prokuroria ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid19. Italianët, kërkojnë nga prokuroria shqiptare të verifikohen kompania farmaceutike “Frog”.

Prokuroria e Tiranës, është ngarkuar për të kryer këtë hetim dhe është vendosur në verifikim italiani Vincenzo Nuzziello dhe Mirela Ndoci. Nuzziello dhe Ndoci, janë aksionerë të kompaninë farmaceutike “Frog”, e cila ka marrë tenderin e blerjes së maskave.

Veprimet e Prokurorisë Shqiptare kanë nisur për llogari të palës Italiane.

Kompania “Frog” është themeluar në Shqipëri në datën 21 nëntor 2018. Vincenzo Nuzziello nga Foggia i Italisë, u largua nga kompania në datën 13 korrik 2020.

Prokuroria Italiane ka zbuluar se kompania "Frog", është pritëse e disa transaksioneve bankare nga Italia. “Frog”, dyshohet si pjesë e skemës mashtruese me tenderin e maskave anti Covid- 19 në Itali.

 Tenderi në Itali ishte për rajonin e Lacios me vlerë 4 milion e 960 mijë euro. Një pjesë e parave të shpërndarë nga dy kompani Italiane, kanë mbëritur dhe në Shqipëri. Pritësja në Shqipëri, ka qënë pikërisht kompania "Frog" në Tiranë.

Në pyetje në polici për këtë çështje mësohet të jetë marë vetëm Mirela Ndoci.

b.ha./Shqiptarja.com