Tensionet me Serbinë dhe iniciativa rajonale 'Open Balkan', Rama mbërrin në Prishtinë!

1 / 22
2 / 22
3 / 22
4 / 22
5 / 22
6 / 22
7 / 22
8 / 22
9 / 22
10 / 22
11 / 22
12 / 22
13 / 22
14 / 22
15 / 22
16 / 22
17 / 22
18 / 22
19 / 22
20 / 22
21 / 22
22 / 22
27 Shtator 2021, 08:56

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën, ku do takohet me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Mes dy krerëve të qeverive pritet të ketë diskutime edhe për iniciativat rajonale si 'Open Balkan' në të cilat Kosova ka refuzuar të marrë pjesë. Vizita vjen pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti. Ky takim do të mbahet në Prishtinë, ndërsa në orën 08:50 kryeministri Kurti pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, kryeministrin Rama.

r.k./Shqiptarja.com