Tentuan të kalonin kufirin e gjelbër me 81 kg marijuanë, arrestohen 2 greke dhe një shqiptar

15 Shkurt 2019, 17:06

Një sasi prej 81 kg e 660 gram lëndë narkotike marijuanë është sekuestruar nga policia greke këtë herë në kufirin e gjëlbër, me Greqinë ndërsa në pranga janë vënë, 3 persona  një shqiptar dhe dy shtetase greke përkatësisht 52 dhe 23 vjeçe .

Sipas policisë kufitare mësohet se gjatë operacionit të kryer në kufirin e shtetit, policia ka ndaluar dy automjete në zonën e Kosturit. Mësohet se dy femrat greke ishin caktuar në rolin e tyre për të kontrolluar rrugën ku do të kalonte një mjet i dytë. Në makinën e parë ndodheshin dy shtetase grek, 52 dhe 23 vjeçe, të cilat shërbenin për të kontrolluar rrugën ku do të kalonte makina e dytë,  që po  transportonte sasinë prej 81 kg  të drogës e cila ishte e e futur në 4 çanta e ndarë me 16 pako.

Mësohet se gjatë operacionit të policisë është arrestuar edhe 32 vjeçari shqiptar, i cili fillimisht ka braktisur makinën të cilën po drejtonte duke u larguar, drejt pyllit  por më pas u arrestua pas kërkimeve me ndihmën e qenit të policisë. Ndërkaq, pas kontrolleve të kryera në banesën 52-vjeçares greke mësohet se u gjendën edhe 25 gram marijuanë dhe 69 euro të cilat janë sekuestruar nga policia.

Nga hetimi rezulton se shqiptari kishte hyrë në Greqi në menyre të paligjshme nga kufiri i gjelbër dhe atij i sekuestrohen 300 euro dhe  4 celulare me 6 karta SIM. Policia dhe grupi hetimor po heton për të zbuluar  persona të tjerë që kanë lidhje me ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.