Forcat e Armatosura kanë vijuar me ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Dibrës.
Pas ngritjes së çadrave, FA-të kanë nisur edhe me shpërndarjen e bazës materiale dhe ushqimeve.
Në Bashkitë e qarkut Dibër, FA kanë shpërndarë rreth 200 shtretër, batanije dhe pako ushqimore.
Që pas tërmetit të 11 gushtit, 19 familje në disa njësi adminiatrative jetojnë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura.
Tërmeti me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter, i rënë në qarkun e Dibrës është ndjerë më fortë se kudo tjetër. Epiqendra e tij ishte 10 km nga Bulqiza.