Tërmeti në Korçë, ministrja Elisa Spiropali pranë banorëve (FOTO)

Ministrja Elisa Spiropali monitoron situatën pas termetit në Korçë

1 / 4

Çadrat e ngrituara për banorët e prekur nga tërmeti në Korçë

2 / 4

Ministrja Elisa Spiropali monitoron situatën pas termetit në Korçë

3 / 4

Ministrja Elisa Spiropali monitoron situatën pas termetit në Korçë

4 / 4
2 Qershor 2019, 18:21

Ministrja e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin njëherësh zëdhëndësja e qeverisë Elisa Spiropali ka qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë. Me anë të një reagimi ne Facebook Spiropali bën me dije të gjitha masat e ndërmarra nga strehimi deri te ushqimi për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti. 

Postimi i plotë:

Në Floq dhe Qafëzes, bashkë me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të Qarkut Korçë, vizituam banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë rajon.

Akomodimi i menjëhershëm i banorëve në ambiente provizore, furnizimi me ushqime, krijimi i kushteve bazike, ndihma dhe monitorimi i parametrave mjekësore në mënyrë permanente 24H, janë vetëm disa nga masat e marra deri më tani.

Komisioni i verifikimit të dëmeve ka nisur punën, ku shumë shpejt do të kemi bilancin e situatës për të vijuar me dëmshpërblimin për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

b.ha./Shqiptarja.com