'Akull' në 'Tetorin Gjerman', Meta i ftohtë me Ramën, kokë më kokë me Ruçin

Edi Rama ,Gramoz Ruçi dhe Ilir Meta

1 / 9

Kryeministri Rama

2 / 9

Presidenti Ilir Meta

3 / 9

Presidenti Ilir Meta

4 / 9

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

5 / 9

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi me Presidentin Meta

6 / 9

Presidenti Meta

7 / 9

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla

8 / 9

Presidenti Meta

9 / 9
3 Tetor 2019, 19:56

3 tetori është një ditë e shënuar për gjermanët pasi është dita e bashkimit të Gjermanisë . Në kuadër të kësaj ditë Ambasada Gjermane në Tiranë ka organizuar një pritje për politikën shqiptare. Në këtë ceremoni janë bërë bashkë, kryeministri i vendit Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Prej kohësh marrëdhënia e Kryeministrit me Presidentit është e tensionuar për shkak të kundërshtive të njëpasnjëshme të Metës kundrejt vendimeve të qeverisë por jo vetëm.

Meta në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe disa foto rreth këtij eventi të mbajtur nga Ambasada Gjermane por është kujdesur që në to të mos duke kryeministri Rama. Në fotot e Metës është vetëm kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

"Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t'i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman. Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!" 
ka shkruar Meta krahas fotove të publikuara.

Tetori Gjerman është shndërruar tanimë në një eveniment të pervjetshëm në jetën kulturore të Shqipërisë dhe gëzon një efekt të qartë identifikimi  si i tillë. Ai simbolizon angazhimin e madh të Gjermanisë në Shqipëri dhe marrëdhëniet intensive gjermano-shqiptare.

r.k./Shqiptarja.com