Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë duke e çuar kupën në Durrës. Teuta ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti Tiranën 2-0 në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ekipet kishin uri të madhe për ta fituar trofeun në 100-vjetorin e themelimit të skuadrave, por dominuese ishin 'djemtë e detit'.
Goli që në minutën e 2-të nga qendërmbrojtësi Rustem Hoxha dhe në minutën e 79-të nga mesfushori me tipare sulmuese, Lorenco Vila sollën fitoren e durrasakëve.