Tirana i rikthehet normalitetit pas festave të fundvitit (FOTO)

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
3 Janar 2020, 15:43

Pas festave të fundvitit, Tirana i është rikthyer normalitetit, dhe në rrugë kanë filluar lëvizjet e para. Ndonëse një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë të pushojnë, dhe të shijojnë ditët e para të Vitit të Ri 2020, bashkia e Tiranës thotë se punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit i sheh kudo nëpër rrugë.

Falë punës së tyre të palodhur, rrugët e kryeqytetit janë të pastra, duke krijuar mundësinë që qytetarët të shijojnë sa më shumë ambientet përreth dhe ditët me diell të janarit, ndonëse moti është i ftohtë.Mijëra qytetarë pritën në sheshin “Skënderbej” ndërrimin e viteve, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkaq, fshati i festave i organizuar në shesh vijon të jetë më i frekuentuari.

b.ha./Shqiptarja.com