TIRANE- Tirana ka marrë një fytyrë të re përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit. Sheshi Skëndërbej është veshur nga dritat e festës, ndërsa numri 2020 i kujton të gjithëve se jemi në prag të ndërrimit të viteve.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar edhe disa foto nga atmosfera festive ndërsa paralajmëron se ka akoma surpriza.












