Tiranë, gruaja gjendet e vrarë tek liqeni i Sharrës (FOTO)

Policia në vendin e ngjarjes

1 / 14

Policia në vendin e ngjarjes

2 / 14

Policia në vendin e ngjarjes

3 / 14

Policia në vendin e ngjarjes

4 / 14

Policia në vendin e ngjarjes

5 / 14

Policia në vendin e ngjarjes

6 / 14

Zona ku gjet gruaja e vrarë

7 / 14

Policia në vendin e ngjarjes

8 / 14

Policia kontrolle ne zonë

9 / 14

Policia në vendin e ngjarjes

10 / 14

Policia kontrolle në zonë

11 / 14

Policia kontrolle në zonë

12 / 14

Viktima Lirie Xhepa (Foto e disa viteve më parë )

13 / 14

Kunati i Liries Dashamir Xhepa autor i dyshuar i ngjarjes

14 / 14
14 Shkurt 2019, 12:17

Vrasjë në Tiranë. Një grua qëllohet me armë në kokë dhe hidhet pranë liqenit të Sharrës.

Një grua është gjetur e pajetë nga qytetarë të rastësishëm, pranë bregut të liqenit të Sharrës në Tiranë, ndërsa hetimet e policisë çojnë drejt vrasjes. Gruaja është identifikuar, Lirie Xhepa, 49 vjeç. Ajo është gjetur e pajetë nga banorët në bregun e liqenit të Sharrës, të cilët më tej kanë njoftuar Policinë.

Burime nga Policia thanë se gruaja është qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë,

Report Tv mëson se gruaja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Nga hetimet e para dyshohet që i përfshirë në këtë krim të jetë kunati i saj, megjithatë hetimet do të hedhin dritë mbi këtë pistë dyshimi. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen "Qershori" në periferi të kombinatit.

Dyshohet se gruaja është vrarë diku tjetër dhe është hedhur më tej pranë liqenit të Sharrës.

Njoftimi në polici nga banorët ka ardhur rreth orës 08:18 kur është konstatuar trupi i pajetë

"Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thotë policia.