Tiranë, nuk pranoi ndarjen/59-vjeçari ekzekuton bashkëjetuesen dhe motrën e saj në sy të 2 fëmijëve! (FOTO)

Autori Përparim Tela (Ademi) dhe 2 viktimat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani

1 / 15

Autori Përparim Tela (Ademi)

2 / 15

2 viktimat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani

3 / 15

Autori Përparim Tela (Ademi) në Policinë e Tiranës

4 / 15

Policia në vendin e ngjarjes

5 / 15

Pallati ku jetonte viktima, Zhaneta Metani

6 / 15

Policia në vendin e ngjarjes

7 / 15

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai

8 / 15

Pallati ku jetonte viktima, Zhaneta Metani

9 / 15

Ambulanca në vendin e ngjarjes

10 / 15

Pallati ku jetonte viktima, Zhaneta Metani

11 / 15

Policia në vendin e ngjarjes

12 / 15

Ambulanca dhe policia në vendin e ngjarjes

13 / 15

Pallati ku jetonte viktima, Zhaneta Metani

14 / 15

Ambulanca në vendin e ngjarjes

15 / 15
31 Dhjetor 2020, 15:49

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën. Një 59-vjeçar ka qëlluar me automatik mbi dy motra duke i lënë të vdekura. Bëhet fjalë për shtetasin Perparim Ademi.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bajram Tushi". 

Viktima janë Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, motra me njëra-tjetrën. Zhaneta kishte një lidhje me 59-vjeçarin dhe dyshohet se një konflik mes tyre ka çuar në këtë fund tragjik. Dyshohet se motrat janë vrarë pasi njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin.

Autori është vënë në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë. Pas arrestimit Ademi ka deklaruar në polici që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë. Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se në momentin e krimit kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e Zhanetës. 

Ademi është nga Tirana dhe ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoninë të Veriut. Ai njihet edhe si Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin për arsye që nuk dihen. 

Po ashtu nga Tirana ishin edhe dy motrat. Autori ka pasur probleme me ligjin në Maqedoninë e Veriut. Në vendngjarja janë gjetur të paktën 5 gëzhoja. 

b.ha./Shqiptarja.com