Policia e kryeqytetit ka arrestuar një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Policia e kryeqytetit ka shpërndarë edhe pamjet filmike nga momenti i arrestimit. Katër të rinjtë po shkëmbenin kokainën te Fusha e Aviacionit në momentin e arrestimit.
Siç duket edhe nga pamjet, policia ka ndërhyrë për arrestimin e katër personave në momentin që ata ishin takuar për shpërndarjen e lëndës narkotike. Blutë kanë shtrirë në tokë katër të arrestuarit, Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë, Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë, Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë, Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.05.2018, rreth orës 18:00, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :
- Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë
- Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë
- Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë
- Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë