U larguan nga puna 136.146 persona, por u punësuan 109.93 persona

1 / 3
2 / 3
3 / 3
13 Qershor 2020, 23:04

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka publikura shifrat e personave që mbetën të papunë gjatë muajve të panedemisë ku thuajse gjithçka ishte e mbyllur. Denaj ka bërë një krahasim mes numrit të të larguarve dhe atyre të punësuar në periudhën e karantinës.

Sipas të dhënave publikuar nga Denaj rezulton se në muajt Mars-Maj janë larguar nga puna 136 mijë e 146 persona, ndërsa janë punësuar 109 mije e 93 persona. Pra efekti neto ose niveli i papunësisë është rritur vetëm me 27 mijë e 53 persona.