U ndryshonte produkteve ushqimore datën e skadencës, në pranga 62 vjeçari! Vaj ulliri dhe djath me datë të falsifikuar dhe të rrezikshme

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
4 Mars 2021, 10:22

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datën e skadencës produkteve ushqimore, të cilat i shiste si produkte bio.

Është arrestuar Mihal Kote, 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në biznesin e tij u konstatua se kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Kotes ia janë sekuestruar një sasi e madhe djathi dhe vaj ulliri, produkte të cilave i kishte falsifikuar datën e skandencës.  Ndërkohë që djathin e lopës ua shiste si djath dhie. Ai kishte bërë gati vaji me paketim 1 litër dhe 750 ml për t'i hedhur në treg me mbishkrimin 'vaj bio nga ullinjtë e Sarandës'

Mësohet se  përmes subjektit 'Saranda Al”, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri, Kote falsifikonte gjithçka dhe e tregtonte jashtë standardeve të konsumit. Në ambientet e këtij subjekti mblidhej vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.

Po kështu kackavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohej e grihej, për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”. Mbi Mihal Koten tashmë rëndojnë akuzat për 'mashtrim', 'mospagim taksash dhe tatimesh' dhe 'fshehje të ardhurash'.

b.ha./Shqiptarja.com