Pjesë e të njëjtës strukturë (paraushtarake) që Bardhi pranon publikisht që është krijuar është dhe një nga katër të plagosurit Emiljano Prenga, edhe ai ish-punonjës të Policisë së Shtetit. Ndryshe nga sa pretendon Bardhi në këtë deklaratë të tijën të orëve të vona, që bëhet fjalë për persona pa precedentë penalë, Emiljano Prenga në të vërtetë rezulton i inkriminuar për kanosje dhe trafik droge.
Struktura për Mbrojtjen e Votave përdor furgonë të njëjtë si dy të sekuestruar sot në Elbasan pas përleshjes me armë, me të cilët ky grup paraushtarak patrullon qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë. Në dallim nga një forcë e rregullt policie private, struktura e Mbrojtjes së Votës e krijuar nga PD duket si një organizëm i paligjshëm që ka punësuar ish-policë që lëvizin të armatosur, por pa asnjë rregull dhe kod. Ja pjesa e deklarates se Gazment Bardhit permes te ciles pranon ekzistencen e struktures se armatosur deri tani te panjohur:












