U shkëput nga Antarktida, ajsbergu 5 herë më i madh se Londra fillon të lëvizë (FOTO)

Ajsbergu i shkëputur nga Antarktida

1 / 4

Harta e ajsbergut 'A-68'

2 / 4

Ajsbergu i shkëputur nga Antarktida fillon të lëvizë në det

3 / 4

Me kuadrat të kuq vendndodhja e ajsbergut 'A-68'

4 / 4
5 Shtator 2018, 13:15

Një akullnajë trilion-tonësh, që është për nga sipërfaqja pesë herë më i madh se Londra, është shkëputur nga Antarktida dhe ka filluar të lëvizë në det, pas rritjes së ndjeshme të temperaturave në Antarktik. Masivi i akullit, i njohur si 'A-68', u nda nga akulli 'Larsen C' në Antarktidë vitin e kaluar. Termometri shënoi temperatura deri në 20 gradë celsius, vlera këto tepër të larta në krahasim me temperaturën e zakonshme të të njëjtës periudhë. 

Shkencëtarët më parë besonin se ajsbergu do zinte vend në shtratin e detit, por të dhënat e deritanishme tregojnë se ai ka filluar të rrotullohet.

Me një trashësi prej 1 100 metra, kishte shqetësime se madhësia do ndikonte në nivelin e detit. Profesori i oqeanografisë, parashikoi se ajsbergu do të vazhdojë të lëvizë. “Mendimi im është se A-68 do të vazhdojë të rrotullohet". 

Shkencëtarët kanë frikë se akulli paraqet rrezike dhe mund të ndikojë në ekuilibrat e klimës së planetit.

b.ha./Shqiptarja.com