Ushtria në mbrojtje të bllokut të ambasadave

Ushtar nëpër godina zyrtare

1 / 9

Ushtar nëpër godina zyrtare

2 / 9

Ushtar nëpër godina zyrtare

3 / 9

Ushtar nëpër godina zyrtare

4 / 9

Ushtar nëpër godina zyrtare

5 / 9

Ushtar nëpër godina zyrtare

6 / 9

Ushtar nëpër godina zyrtare

7 / 9

Ushtar nëpër godina zyrtare

8 / 9

Ushtar nëpër godina zyrtare

9 / 9
29 Qershor 2019, 10:10

84 objekte të rëndësisë së veçantë janë marrë në mbrojtje nga ushtria. Është ky urdhri i përbashkët i ndërmarrë dhe miratuar nga Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, Ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu .

Ndërkohë 280 oficerët e policisë  që ruajnë sigurinë në këto godina do t'i bashkohen pjesës tjetër të forcave të policisë për t'u kujdesur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ky urdhër vjen pas një sërë masash të ndërmarra nga policia që kanë si synim sigurimin e objekteve zgjedhore dhe procesit zgjedhor .

Për zgjedhjet e 30 qershorit janë angazhuar rreth 7326 oficerë policie ndërsa është paralajmëruar se kush tenton të thyejë heshtjen në dy ditët   e ardhshme që  përkojnë me heshtjen zgjedhore, që do të thotë se tubimet janë të ndaluara dhe ata që do të protestojnë rrezikojnë burg nga 1-5 vite burg.

r.k./Shqiptarja.com