Valshi mes kryeveprave të ikonografisë, shenjëtorëve dhe vrasësve të tyre

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
27 Maj 2018, 09:40

Në një udhëtim nepër kishat e veçanta të Voskopojës,  kalldrëmi i gurtë i resturuar, kur i drejtohesh periferisë,  të shpie drejt kishës së  Kryengjejve Mikael dhe Gabriel. Ngjitur me të cilën kanë qënë edhe dy kisha të tjera; e Shën Varvarës dhe e Shën Spiridonit. Atë Thomai tregon me hollësi  mbi fuqinë ekonomike të Voskopojës, qytetit kozmopolit, dhe mbi kishat e ndërtuara  në periudhen e lulëzimit, numeri i të cilave shkoi deri në 24. Shumë  prej te cilave të zbukuruar me një ikonografi mahnitëse që i bejnë ato me vlera të niveleve botërore.Veprat e artit nuk i shkaterroi as lufta dhe as viti 1997 janë shkatërruar në  naten e vitit të ri edhe në malësinë e Shpatit të Elbasanit. Ato nuk janë demtuar per tu shitur, por ka shume të ngjarë që duke qënë në një zonë me histori të veçantë  të autoktonisë janë dëmtuar qëllimisht. Në këtë konkluzion dalim, pasi asnjë specialist nuk mund ti rekomandojë dikujt që për të transferuar një vepër arti murale të përdoret sqepari. Dhe asnjë tregtar veprash arti në botën perëndimore, nuk kërkon vepra të paplota. Nga kjo del se heqja e kokave të shënjëtorëve onufrianë në këtë rast është kërkesë thjeshtë për heqje identiteti. Fakti që ato janë dëmtuar natën e vitit të ri në kapërcyell të 31 dhjetorit 2012- 1 janar 2013, ka shume gjasa që të jete realizuar nga ndonje vëndas emigrant “mercenar” i instruktuar për ti bër gjëmën kulturës sonë kombëtare.

b.ha./Shqiptarja.com