FOTO/Vangjel Toçi, vizioni i arkeologut për një Durrës europian turistiko arkeologjik

Paku Arkeologjik, Durrës

1 / 11

Parku i Muzeut Arkeologjik, shëtitore

2 / 11

Paku Arkeologjik, Durrës

3 / 11

Parku i Muzeut Arkeologjik, lidhje e tij me amfiteatrin

4 / 11

Parku i Muzeut Arkeologjik (prirje gjatësore)

5 / 11

Parku i Muzeut Arkeologjik (pamje nga sipër)

6 / 11

Parku Arkeologjik Durrës - Vangjel Toçi

7 / 11

Vangjel Toçi

8 / 11

Parku Arkeologjik Durrës - Vangjel Toçi

9 / 11

Ilia Toçi

10 / 11

Skulptori Qazim Kërtusha

11 / 11
1 Korrik 2018, 09:53

Arkeologu i shquar durrsak Vangjel Toçi është themelues i Muzeut Arkeologjik të qytetit të Durrësit që në vitin 1951. Ai ka ka kontribuar në zbulimin e monumenteve të kulturës së klasit të parë si Amfiteatri Romak i qytetit (1966), Termat (banjot me avull) romake, një kompleks mozaikësh si ai me figurën e Hipokampit (kalit të detit), ka rizbuluar mozaikun ikonë të Durrësit të mbiquajtur Bukuroshja e Durrësit (1956), dy nekropole (në koder Dautaj dhe afër Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”). Gjithashtu ka kontribuar në onomastikën e fondit të emrave ilirë, në numizmatikën ilire (koleksioni i monedhave ilire kryesisht ato të prera nga Mbreti Monum i Durrësit) etj. Vangjel Toçi është edhe themeluesi i Bibliotekës së Durrësit në vitin 1945.

Vite me parë para se të ndahej nga jeta Ilia i vëllai, edhe ai bashkëautor në shumë zbulime të Vangjelit, me kishte ofruar për fotografim një seri pikturash ku shpreheshin vizionet e Vangjelit për promovimin e Durresit si një qytet europian me një park arkeologjik dhe zbukurimin e zonës bregdetare me statuja të lashtësisë, që do ta paraqisnin Durrësin si një qytet modern europian me rrënjë në civilizimin antik në mbi 3000 vite.

Pas disa kohësh për këtë projekt të Toçit flet edhe miku i tij Qazim Kërtusha, i cili tha se falë ketij projekti u shpëtua edhe lungo marja e sotme nga gllabërimi i ndërtimeve.

Qazimi shton se Vangjel Toci vizionari i madh i kulturës e deshi qytetin e vet Durresin si askush, dhe këtë dashuri e la në vepra e tija të rralla dhe konkrete.

Edhe kompleksi “Gladiatoret Ilirë” vepër e skulptorit Janaq Paço që janë rikthyer në qytetin antik të Durrësit, ishin pjesë e projektit të porositur nga Vangjel Toci 45 vite më parë.