Vdekja e George Floyd ka nxitur protesta të dhunshme jo vetëm në SHBA por dhe Britaninë e Madhe. Nën logon "Black Lives Matter", protesta që në fillim ishte e qetë, ka kaluar në dhunë duke çuar deri në rrëzimin e bustit të tregtarit të skllevërve të shekullit të 17-të, Edward Colston në Bristol, ku protestuesit e hodhën atë në det.
Statuja, e cila kishte qenë e vendosur që nga viti 1895, ka qenë një temë polemike vitet e fundit, ku në peticionin për ta hequr ishin mbledhur 11 mijë firma.
Pavarësisht nga udhëzimet për distancimin shoqëror, protestuesit janë mbledhur pa asnjë lloj mase, ku ka pasur dhe akte dhune e përplasje mes tyre dhe policisë. Sipas Daily Mail të paktën 10 oficerë policie janë raportuar të lënduar nga përplasjet me protestuesit.