Zbardhen argumentet e gjykatës së Kavajës që ndikuan në lirimin nga qelia të ish-shefit të sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi. Ky i fundit akuzohet nga prokuroria e Kavajës për veprën penale të “Vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme”, të Dritan Haxhollti. Por në 11 prill 2020 Toçi, ka mundur të lerë qelinë dhe të vihen në masën e “detyrim për paraqitje” dy herë në muaj në prokurorinë e Kavajës.
Në zbardhjen e vendimit, gjyqtari i Kavajës Genti Dokollari, argumenton se për shkak të virusit pandemik COVID-19, ku rrugët dhe kufijtë e Republikës së Shqipërisë janë bllokuar, shanset për largimin dhe fshehjes së drejtësisë janë të minimizuara për Bledar Trocin.












