Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë karakterizuar gjithë Italinë në orët e fundit. Në Venecia, lartësia e ujit nga përmbytjet ka arritur në 127 centimetra, kurse brenda Bazilikës së San Marco-s më shumë se 70 cm.
Moti i keq ka ndikuar edhe në Veneto dhe pjesën tjetër të Verilindjes, e ndikuar nga Ciklonet mesdhetarë që afrohen nga veri-perëndimi.
Situata meteorologjike përcaktohet si "shumë dinamike" dhe për këtë arsye e ndjeshme ndaj variacioneve.
Zona të prekura nga ciklonet janë edhe Kalabria dhe Puglia.