Veneta Cucine, ekselenca italiane e design te Delta Home

Produkte të Delta Home

1 / 8

Produkte të Delta Home

2 / 8

Produkte të Delta Home

3 / 8

Produkte të Delta Home

4 / 8

Produkte të Delta Home

5 / 8

Produkte të Delta Home

6 / 8

Produkte të Delta Home

7 / 8

Produkte të Delta Home

8 / 8
17 Dhjetor 2018, 11:18

Shijet e konsumatorit shqiptar sa vijnë dhe përmirësohen nga viti në vit. Me ritmin e tendencave më të fundit në arredimin e shtëpive dhe në design ecin dhe firmat më të mëdha dhe prestigjoze në Shqipëri. Për shembull, Delta Home është një nga kompanitë që është në avangardë të të rejave sa i takon komponentëve të shtëpisë. Për këtë qëllim arkitektët e saj i besojnë stilit italian, stil që në nivele të larta ka një kombinim perfekt të shijes së mirë dhe cilësisë.

Siç shihet dhe në foto, kombinimet e Veneta Cucine të pranishme në showroom-in e Delta Home në autostradën Tiranë-Durrës, janë nga më të ndryshmet dhe të rafinuara. Delta, ndryshe nga shumë kompani në treg, ofron mundësi që cilësia të shihet dhe të preket nga konsumatorët, duke e bërë 100 përqind të sigurtë atë që klienti zgjedh dhe vendos ta ketë në shtëpinë e tij.

Përse Delta Home ka zgjedhur Veneta Cucine? Finesa e materialeve dhe e aksesorëve e bëjnë këtë kuzhinë, jo vetëm estetike, por edhe me një prakticitet të rrallë në përdorim. Për një amvisë do të ishte revolucioni i vërtetë në aspektin e komoditetit, prakticitetit dhe bukurisë estetike në përmirësimin e kushteve të shtëpisë.

b.ha./Shqiptarja.com