SPAK njoftoi sot se ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës me qëllim shitjen në tregun europian. 7 shqiptarë ranë në pranga dhe 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.
Grupet e trafikantëve e sillnin kokainën të përzier në materiale të ndryshme, siç janë 48 ton lëkurë gjedhi në të cilën SPAK thotë se fshihet kokainë e importuar nga Amerika Latine, për dy muaj në shtator dhe nëntor 2024. Në këtë pikë hyjnë në lojë të huajt nga Venezuela dhe kolumbianët, ekspertë për të nxjerrë përzierjen e kokainës nga materialet e ngurta. Po ashtu thotë SPAK janë identifikuar ambiente ndihmëse të grupit kriminal në Tiranë dhe Durrës, përveç laboratorit në Qerekë të Niklës. Lexoni shkrimin