Vinte nga Italia, sekuestrohen 8 mijë litra verë kontrabandë në Durrës (FOTO)

Kamioni dhe një nga llojet e verës

1 / 15

Kamioni me verë në Durrës

2 / 15

Një nga llojet e verës që ndodhej në kamion

3 / 15

Vera që ndodhej në kamion

4 / 15

Një nga llojet e verës që ndodhej në kamion

5 / 15

Vera që ndodhej në kamion

6 / 15

Vera që ndodhej në kamion

7 / 15

Një nga llojet e verës që ndodhej në kamion

8 / 15

Vera që ndodhej në kamion

9 / 15

Vera që ndodhej në kamion

10 / 15

Kamioni ku ndodhej vera

11 / 15

Vera që ndodhej në kamion

12 / 15

Vera që ndodhej në kamion

13 / 15

Vera që ndodhej në kamion

14 / 15

Vera në kamion

15 / 15
27 Dhjetor 2018, 10:01

DURRES-Tentuan të fusnin 8 mijë litra verë kontrabandë nga Italia në Shqipëri, hetimi doganor arreston në flagrancë dy persona dhe sekuestron verën. Report Tv siguron pamjet e kamionit ku ishte ngarkuar vera me destinacion tregun e Tiranës dhe Durrësit kryesisht restorantet luksoze, ndërsa në pranga kanë rënë Armand Mimani shofer i kamionit në të cilin ishte fshehur vera dhe Çlirim Bregu nga Tirana me arsim të mesëm i dënuar edhe më parë për kontrabandë, administrator i kompanisë e cila kishte në pronësi kamionin.

Sipas doganës dhe uniformave blu këta persona janë prangosur për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Vera ishte e ambalazhuara në shishe ndërsa Bregu rezulton se është njëherazi edhe administrator i “Uni Trans” kompanisë që është gjobitur edhe me një penalitet prej 3.261 mijë lekë nga hetimi doganorë në Durrës.

b.ha./Shqiptarja.com