Vitit shkollor 2019-2020 në Elbasan, Llatja: do të shtojmë buxhetin për arsimin

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
3 Shtator 2019, 16:35

ELBASAN- Në prag të nisjes së vitit shkollor 2019-2020 Kryetari i Bashkisë,  Gledian Llatja zhvilloi një takim me drejtuesit e të gjitha shkollave në Bashkinë e Elbasanit në kuadër të , evidentimit të problematikave dhe ndërhyrjeve sa më shpejt të jetë e mundur për t'i zgjidhur.

Duke e vënë theksin tek rëndësia e arsimit, Llatja, theksoi se Bashkia e Elbasanit vit pas viti do të shtojë buxhetin për arsimin. Ai kërkoi nga drejtuesit e shkollave, por edhe nga drejtuesit e Zyrës Arsimore Elbasan që të mos ketë asnjë diferencë në mësimdhënie si në qytet ashtu edhe në fshat.  Kryetari i Bashkisë kërkoi nga drejtuesit e shkollave një bashkëpunim më të ngushtë për të paraqitur dhe zgjidhur së bashku çdo problem të mundshëm. Llatja shtoi se, Agjencia e Shërbimeve Publike, në dy muajt në vazhdim, do të jetë në dispozicion të institucioneve arsimore për të ndërhyrë për çdo problem të mundshëm.

r.k./Shqiptarja.com