Qeveria ka miratuar një vendim për të zgjidhur një problem të vjetër që qytetarët hasnin me trojet e tyre të dhëna nga njësitë vendore. Deputeti socialist, Alket Hyseni, njëherësh anëtar i komisionit të ligjeve, shpjegon si përfitojnë qytetarët nga kjo VKM, si dhe shpreh vullnetin për zgjedhje në 30 qershor, edhe pse pala tjetër sipas tij, pengon.
Statusi i plotë i deputetit të PS, Alket Hyseni
Sot ndaj me ju një lajm të shumëpritur për mijëra banorë të qytetit, por edhe për shumë të tjerë në mbarë vendin.
Këshilli i Ministrave të RSH, nën kujdesin e vecantë të Kryeministrit Edi Rama, miratoi VKM “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË BASHKËRENDIMIT TË PUNËS SË BASHKIVE ME AGJENCINË SHTETËRORE TË KADASTRËS, PËR REGJISTRIMIN E TROJEVE TË DHËNA PËR NDËRTIM NGA NJËSITË E QEVERISJES VENDORE DHE PËR RREGULLIMIN E MARREDHENIEVE JURIDIKE TË PRONËSISË MBI KËTO TROJE PËR EFEKT REGJISTRIMI”.
Ky është një premtim i mbajtur, që i jep zgjidhje sorollatjes dhe përpjekjeve shumëvjeçare për regjistrimin e trojeve të dhëna nga këshillat e bashkive, ish-komunave apo këshillat e qarqeve, për strehimin e qytetarëve.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, çdo qytetar do të ketë mundësinë të regjistrojë dhe të gëzoj e trashëgojë truallin, apo banesën që shteti i ka mundësuar.
Shkojmë në 30 Qershor ballëlartë me premtimin e mbajtur, sepse ne punojmë kur të tjerët vetëm flasin, shajnë dhe pengojnë, sepse ne kemi ide dhe i bejme realitet, sepse ne kemi lidership dhe vizion, kemi privilegjin, përgjegjësinë dhe vullnetin për të qeverisur, sepse ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë