Vlorë, burri vret gruan me thikë pas sherrit në familje, tenton vetëvrasjen (FOTO)

Pallati ku banonin çifti dhe dyqani i tyre

1 / 7

Pallati ku banonin çifti

2 / 7

Pallati ku banonin çifti dhe dyqani i tyre

3 / 7

Ambulanca në vendin e ngjarjes

4 / 7

Pallati ku banonin çifti dhe dyqani i tyre

5 / 7

Pallati ku banonin çifti

6 / 7

Foto nga vendi i ngjarjes

7 / 7
6 Shkurt 2019, 13:11

Krimi në familje ka goditur sërish. Mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pas një sherri në familje burri ka qëlluar gruan me thikë duke e lënë të vdekur, ndërsa më pas ka prerë edhe vetë damarët duke tentuar vetëvrasjen.  Viktima është Eva Lera 45-vjeç, ndërsa autori është Teodor Lera 57-vjeç, bashkëshorti i saj, që aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar, në lagjen "Kushtrimi". Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbur jetën në vend.

Më pas në gjendje depresioni ai ka prerë damarët duke tentuar vetëvrasjen. Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Por, në momentin që ka ardhur policia dhe ambulanca gruaja kishte ndërruar jetë. Ndërsa burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje. Në momentin që ka ndodhur dhe debati, çifti ka qenë vetëm në banesë, pasi tre fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm. 

b.ha./Shqiptarja.com