Atentat me armë zjarri në Vlorë. Një person ka mbetur i vdekur, pasi i është bërë pritë mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ rreth orës 23:00. Viktima është Vasil Dervishaj.
29-vjeçarit, sipas policisë i është bërë atentat tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ''Pavarësia'' në një bllok pallatesh në errësirë ku nuk ka as kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së viktimës.
Vasil Dervishaj ishte në makinën e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Vasil Dervishaj rezulton një emër i njohur për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Pistat e para të hetimit janë ato për prishje të pazareve të drogës ose hakmarrje.











