Vlorë, ndërhyn të mbrojë qenin, dy të rinj dhunojnë turistin, rusi formon simbolin e 'Shqiponjës'

Turisti rus që u dhunua në Vlorë

1 / 5

Shenjat e dhunës te uristi rus

2 / 5

Turisti rus që u dhunua në Vlorë

3 / 5

Shenjat e dhunës te uristi rus

4 / 5

Shenjat e dhunës te uristi rus

5 / 5
11 Shtator 2019, 13:54

VLORË- Një turist rus, i ndodhur në Vlorë, është dhunuar nga dy adoleshentë në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, pranë një ndërtese të braktisur, ndërsa rusi ka ndërhyrë për të ndaluar dy të rinjtë,të cilët ishin duke dhunuar një kafshë(qen).

Në momentin që ka ndërhyrë, rusi  i quajtur, Sergey Dzambula, dy të rinjtë janë acaruar akoma më shumë. Ata i janë sulur të riut rus dhe e kanë dhunuar. Pas dhunës së ushtruar rusi ka marrë dëmtime  në disa pjesë të trupit, ndërsa ka vënë menjëherë në dijeni policinë e Vlorës, por edhe ambasadën ruse në Tiranë. Pas kallëzimit Policia e Vlorës  ka nisur hetimet për ngjarjen, por edhe ambasadën ruse në Tiranë.