VLORË- Një person është plagosur me kaçavidë nga persona ende të paidentifikuar. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur te stacioni i trenit në Vlorë, për motive ende të paqarta.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk ka një informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.











