Vlorë/ Shoferi humb kontrollin, furgoni i mallrave kthehet përmbys! Trafik në autostradë

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
17 Gusht 2020, 09:51

VLORË- Një furgon mallrash është aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë humbje e kontrollit nga shoferi i furgonit.

Kjo situatë ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë, ndërsa nuk dihet ende nëse të lënduar.

Për momentin drejt vendngjarjes janë nisur policia dhe ambulanca.

b.ha./Shqiptarja.com