Vrau gjyshin në Vlorë, ja kush është nipi 'hajdut' (FOTO)

Nipi që vrau të moshuarin Vangjel Kapllani në Vlorë

1 / 8

Nipi që vrau të moshuarin Vangjel Kapllani në Vlorë

2 / 8

Nipi që vrau të moshuarin Vangjel Kapllani në Vlorë

3 / 8

Nipi që vrau të moshuarin Vangjel Kapllani në Vlorë

4 / 8

Nipi që vrau të moshuarin Vangjel Kapllani në Vlorë

5 / 8

Nipi që vrau të moshuarin Vangjel Kapllani në Vlorë

6 / 8

Nipi që vrau të moshuarin Vangjel Kapllani në Vlorë

7 / 8

Nipi që vrau të moshuarin Vangjel Kapllani në Vlorë

8 / 8
28 Shkurt 2019, 10:11

Nipi arrin të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, të marrë policinë, por edhe të japë një rrëfim të shkurtër për mediat, duke sajuar historinë se gjyshi i tij u grabit nga persona të paidentifikuar, dhe se ai e shpëtoi  në kohë duke e çuar në ambulancë.

Vrasja e mbrëmshme e 69-vjeçarit Vangjel Kapllani në Vlorë, është bërë nga nipi i tij 16-vjeçar, Vangjel Kapllani. Nipi, që ishte pagëzuar me të njëjtën emër si gjyshi i tij, e ka survejuar të moshuarin, pasi ka pasur të dhëna se ai kishte një sasi të konsiderueshme lekësh në banesën, ku jetonte i vetëm. Adoleshenti ka shkuar në banesën e gjyshit dhe ka marrë prej andej sasinë prej 1 milion lekësh (të vjetra). Por prania e tij në banesë nuk ka kaluar pa u vënë re nga gjyshi i tij, i cili me sa duket e ka kundërshtuar dhe sipas të dhënave të policisë, ka shumë gjasa që të ketë pasur konfrontim fizik. 69-vjeçari Kapllani është qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar një plagë të madhe.

b.ha./Shqiptarja.com