Vritet në Elbasan Pjerin Xhuvani, i akuzuar nga PD si pjesë e bandave të PS! Autori shoqërues i Gazment Bardhit (FOTO)

Trupi i viktimës në vendin e ngjarjes

1 / 25

Autori Arbër Paplekaj në momentin kur del me armë nga furgoni i PD

2 / 25

Viktima Pjerin Xhuvani

3 / 25

Autori Arbër Paplekaj

4 / 25

Autori Arbër Paplekaj

5 / 25

Autori Arbër Paplekaj

6 / 25

Viktima Pjerin Xhuvani

7 / 25

Efektivja e policisë që mbeti e plagosur Xhensila Sota

8 / 25

Trupi i viktimës në vendin e ngjarjes

9 / 25

Gazment Bardhi pranë vendit të ngjarjes

10 / 25

Furgonët e PD

11 / 25

Gazment Bardhi pranë vendit të ngjarjes

12 / 25

Makinat me të cilat po udhëtonte Pjerin Xhuvani dhe shoqëruesit e tij

13 / 25

Një nga të plagosurit Pavlo Vuksani, ish-efektiv i Policisë Kriminale

14 / 25

Një nga të plagosurit Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit

15 / 25

Të plagosurit sillen te spitali i Traumës në Tiranë

16 / 25

Taulant Balla viziton në spital efektiven e policisë që mbeti e plagosur Xhensila Sota

17 / 25

Foto nga vendi i ngjarjes

18 / 25

Gazment Bardhi pranë vendit të ngjarjes

19 / 25

Foto nga vendi i ngjarjes

20 / 25

Rudina Hajdari në vendin e ngjarjes

21 / 25

Policët te Spitali i Elbasanit

22 / 25

Foto nga vendi i ngjarjes

23 / 25

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu në vendin e ngjarjes

24 / 25

Ekspertët e policisë në vendin e ngjarjes

25 / 25
21 Prill 2021, 19:04

ELBASAN- Vritet me armë zjarri te lagjja 5 Maji në Elbasan Pjerin Xhuvani, me profesionin mjek. Ai është akuzuar nga Partia Demokratike si mbështetës i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës dhe i lidhur me bandat. 

Autori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mësohet se është, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit. Ai ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.  Raportohet se dëshmitarë okularë kanë thënë se Paplekaj ka dalë nga një furgon i PD-së dhe ka qëlluar në drejtim të vendit ku ka qenë Xhuvani, siç shihet edhe në foton që sjell Report Tv. Paplekaj kështë vetëdorëzuar në repartin e RENEA-s në Tiranë.

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Nga të shtënat sot  kanë mbetur edhe 4 të plagosur. Report Tv zbardh emrat e të plagosurve të ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Elbasan. Bëhet fjalë për Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota  27 vjeçe  ( punonjëse e policisë).

Pjerin Xhuvanin ishte i përshirë në përplasjen në Elbasan, Ditën e Verës, mes militantëve të PS dhe PD. Në atë kohë opozita akuzoi mbështetësit e Ramës që dhunuan qytetarët ishin eksponentë të krimit të organizuar dhe se atë ditë ishin edhe të armatosur. Xhuvani ka qenë dhe ish-kryetar i LSI-së.

Në vendngjarje, vetëm pak minuta pasi ka ndodhur krime ishte dhe drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ku ka justifikuar krimin duke thënë se shtabi elektoral i Taulant Ballës po blinte vota.

b.ha./Shqiptarja.com