Vuçiç, Zaev dhe Djukanoviç njihen nga Rama me dëmet nga tërmeti në Durrës, foto të përbashkët para konferencës

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
21 Dhjetor 2019, 12:03

Sot është dita e dytë që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev  dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic ndodhen në Shqipëri në kuadër të konferencës së 'Mini Shengenit' Ballkanik. Mëngjesin e sotëm tre liderët e Ballkanik dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar qytetin e Durrësit. Kryeministri Rama i ka njohur liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Më pas ata sipas axhendës të paracaktuar kanë ardhur në Tiranë ku kanë bërë edhe foton e përbashkët. 

Në orën 10.00, është zhvilluar  “Sesioni i liderëve”.  Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Ndërsa në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.

Takimi i radhës në Tiranë, vjen pas atij të Novi Sadit të Serbisë që ishte i pari dhe Ohrit në Maqedoni, por këtë herë risi është fakti që i është bashkuar edhe presidenti i Malit të Zi duke zgjeruar hartën e vendeve që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme. 

 

r.k./Shqiptarja.com