Zbulohet fotoja e katër personave të arrestuar për trafikimin e 617 kg kokainë me vulën e 'K.F. Elbasani' në Brazil

Droga me logon e 'Elbasanit' e kapur në Brazil

1 / 9

Katër personat e arrestuar në Brazil p drogën me logon e 'Elbasanit'

2 / 9

Droga me logon e 'Elbasanit' e kapur në Brazil

3 / 9

Kamioni ku ishte feshur droga me logon e 'Elbasanit' e kapur në Brazil

4 / 9

Kamioni ku ishte feshur droga me logon e 'Elbasanit' e kapur në Brazil

5 / 9

Droga me logon e 'Elbasanit' e kapur në Brazil

6 / 9

Mjete ndihmëse që ju sekuestruan të arrestuarve p drogën me logon e 'Elbasanit'

7 / 9

Kamioni ku ishte feshur droga me logon e 'Elbasanit' e kapur në Brazil

8 / 9

Kamioni ku ishte feshur droga me logon e 'Elbasanit' e kapur në Brazil

9 / 9
3 Tetor 2019, 11:17

Zbulohen detaje të reja nga droga e kapur në Brazil.

Është zbuluar identiteti i katër personave të arrestuar në datën 1 tetor, pasi iu gjetën 617 kg kokainë teksa po udhëtonin në me kamion.

Ata janë: P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.

Në  kamionin e bardhë Mercedes Bens 1620 me targa të Pontes Lacerda CVN3518, u gjet sasia e 617 kg kokainë, që kishin të vulosur K.F. Elbasani.

Sipas medias së huaj, kamioni ishte nën shënjestër të policisë pasi disa persona ishin ankuar më parë.

Personat e arrestuar  pronën e kishin kthyer në një rafineri të ambalazhimit  të kokainës.  

Në pronën që ndodhej në Gleba Tibaji afër Brasnorte u gjet një sasi e madhe e lëndëve narkotike dhe materiale të ndryshme për mbështjelljen e vendosjen e drogës. 

Përvec 617 kg drogë, policia sekuestroi edhe disa tableta të substancës hidroklorur kokainë dhe 2 tableta të një lënde të pastës së kokainës.

Policia sekuesteroi kamionin e mallrave tip  Mercedes 1620 me targa cvn3518, një fiat të bardhë me targa ndh7227 dhe një fiat me ngjyrë argjendi me targa nju9234.

b.ha./Shqiptarja.com