Zbulohet për herë të parë 'Matryoshka'... dy diamantë në një

0/0
5 Tetor 2019, 19:06

Në një minierë diamantesh në Yakutsk të Rusisë, është gjetur një diamant i rrallë, ku brenda tij është një   tjetër diamant.

Guri i çmuar është  0.62 karat me dimensione 4.8 x 4.9 x 2.8 mm.

Brenda, diamanti i vogël është  0.02 karat dhe dimensione prej 1,9 × 2.1 × 0,6 mm.

Zbulimi i jashtëzakonshëm i njoftuar nga Alrosa mund të shihet nëpërmjet  rrezeve  X.

Sipas eksperëve diamante mund të jetë mbi 800 milion vjecar.

"Me sa dimë, nuk ka pasur diamante të tillë në historinë  globale të diamantëve", tha Oleg Kovalchuk i Alrosa.

Sipas "The Siberian Times", ky është me të vërtetë një krijim unik i natyrës,  pasi natyrës  nuk i pëlqen zbrazëtia.

Raportimet  thonë se Alrosa planifikon të dërgojë diamantin "Matryoshka" në Institutin Gemologjik të Amerikës për analiza të mëtejshme.

"Zakonisht, disa minerale zëvendësohen nga të tjerët pa formimin e zgavrës. Gjëja më interesante është të zbulohet se është krijuar hapësira e ajrit midis diamantit të brendshëm dhe të jashtëm",  tha Kovalchuk.

 Ekzistojnë dy hipoteza kryesore për krijimin e tij: Së pari, në procesin e rritjes, diamanti u kap nga një mineral i mantelit, i cili më vonë u tret në sipërfaqen e Tokës.

Së dyti,  si rezultat i rritjes së shpejtë brenda diamantit formoi një shtresë të substancës poroze polikristaline diamanti, e cila u tret më pas nga proceset më agresive të mantelit dhe për shkak të pranisë së zonës së tretur, një diamant filloi të lëvizë lirshëm brenda një tjetri.