Zbulohet telegram austriak/ Si u shpall pavarësia në Vlorë, pasditen e 28 nëntorit

Telegram austriak se si u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë

1 / 4

Telegram austriak se si u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë

2 / 4

Telegram austriak se si u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë

3 / 4

Telegram austriak se si u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë

4 / 4
28 Nëntor 2018, 10:46

Gazetari Ilir Ikonomi zbuloi një telegram austriak se si u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, 106 vite më parë. Përmes një statusi në ‘Facebook’, duke prezantuar edhe faksimilet e telegramit original, Konomi shkruan se si e gjeti dokumentin dhe çfarë shkruhet në të:

‘Po ju paraqes origjinalin e një telegrami të shtypur në makinë shkrimi që mendoj se është dokumenti i pakontestueshëm se si u shpall pavarësia në Vlorë në orën 4 pasdite të datës 28 nëntor 1912. E kam nxjerrë nga arkivi i pasur i Vjenës, një thesar për historinë shqiptare.

Telegrami prej 7 faqesh është shkruar nga konsulli austriak në Vlorë, Wenzel Lejhanec, dhe i dërgohet ministrit të jashtëm austriak për t’i dhënë lajmin se Ismail Qemali e ka shpallur Shqipërinë të pavarur.

Është një dokument i njohur nga historianët dhe i përkthyer prej kohësh në shqip, por duke patur parasysh saktësinë me të cilën austriakët regjistronin dhe raportonin gjithçka ndodhte në Shqipëri, mendoj se ky telegram është nënvlerësuar për nga rëndësia. Aq sa vitet e fundit kanë qarkulluar legjenda sikur pavarësia ka qenë shpallur jo në Vlorë.

Në librin e tij me dokumente historike, Lef Nosi regjistron shpalljen e “pavarësive lokale”, duke filluar nga Tirana më 26 nëntor e në disa qytete të tjera, si Elbasani, Durrësi, Berati, Lushnja, Kavaja dhe Peqini, ngjarje që e elektrizuan atmosferën në favor të mëvetësisë.