Zgjedhjet 2021/Kryeministri Rama 2 orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve

1 / 20
2 / 20
3 / 20
4 / 20
5 / 20
6 / 20
7 / 20
8 / 20
9 / 20
10 / 20
11 / 20
12 / 20
13 / 20
14 / 20
15 / 20
16 / 20
17 / 20
18 / 20
19 / 20
20 / 20
21 Shtator 2020, 19:04

Në 120 minuta kryeministri Edi Rama ka dhënë të gjitha porositë drejtuesve të qarqeve në selinë rozë, takime këto që janë bërë të përjavshme ku në fokus të të cilave janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Drejtuesit e qarqeve kanë dorëzuar një raport javor mbi organizmin për fushatën zgjedhore për 2021 dhe mbi të gjitha problematikat në qarkun që ata drejtojnë.

Sipas burimeve për Report Tv Rama u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve që të evidentojnë punën e çdo drejtori dhe kreu të institucionit në lidhje me shërbimet që ai jep për qytetarët dhe ka bërë të qartë se kushdo që nuk pën punë do të shkarkohet. "Të bëhet rishikim dhe shkarkimi i çdo drejtuesi të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre", ishte porozia e qartë e kryeministrit Rama duke thënë prerë se "nuk do lejohet arroganca e këtyre personave ne krye te institucioneve." Ka pasur porosi nga Rama për një valë shkarkimesh të një sërë drejtuesish institucionesh dhe nëse nuk do kenë performancë të mirë, pasi nuk do të ketë tolerime nëse nuk do të ketë vlerësime të mira nga qytetarët.