Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Pas disa orësh, rikthehet energjia elektrike në 18 qendrat e votimit në Dibër!

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
6 Mars 2022, 13:14

Pas disa orësh, energjia elektrike është rikthyer në 18 qendra votimi në Dibër, duke bërë të mundur që të kryhet identifikimi elektronik. Pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00 dhe identifikimi u krye manualisht. Tashmë procesi i votimit po vijon normalisht në të gjithë Dibrën.

57.680 qytetarë me të drejtë vote në 101 qendra votimi do të votojnë sot në Dibër për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Partia Socialiste e cila drejton dhe këtë bashki aktualisht me kryebashkiakun e komanduar, Shkëlqim Murrja do të përfaqësohet në këto zgjedhje me Rahim Spahiun. Partia Demokratike ka zgjedhur Luan Hakën si kandidat, ndërsa Shtëpia e Lirisë përfaqësohet me Premtim Kryemadhin.  Në këtë bashki ndryshe nga 5 të tjerat ku do zhvillohen zgjedhjet, në garë është dhe një kandidat i katërt, Dritan Torba nga Lëvizja e Re.