Zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Ri të Partisë Socialiste, voton kryesocialisti Rama

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
11 Maj 2024, 10:07

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë pjesë në votimet për delegatët e Kongresit të Ri të Partisë Socialiste.

Partia Socialiste po zhvillon procesin zgjedhor për 950 delegatët e rinj të Kongresit të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.

95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë proces për rienergjizimin e partisë, proces i cili  sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha se është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet e 2025-ës.

S.Ç/Shqiptarja.com