Ziarat i Pakistanit, një pyll i lashtë me fosile

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
24 Prill 2018, 11:02

Pyjet e dëllinjës në Ziarat në krahinën pakistaneze të Balochistanit janë disa nga më të mëdhatë dhe më të vjetrat në botë.

Sipas një raporti të dorëzuar në prill 2016 në Unesco nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkeologjisë e Pakistanit, pyjet e Ziarat janë të shpërndara në gati 110,000 hektarë. Nuk është bërë asnjë studim dendrologjik, por pemët e pjekura shpesh janë mijëra vjeçare, duke fituar titullin e “fosileve të gjalla”.

Pylli shtrihet në male duke filluar nga më shumë se 1.000 metra deri në 3.500 metra mbi nivelin e detit. Jetëgjatësia e mrekullueshme e drurëve lejon hulumtime në kushtet e motit dhe i bën speciet të rëndësishme për ndryshimet klimatike dhe studimet ekologjike.