Zjarr i madh në Prrenjas, digjen banesa të pabanuara. Flakët fiken pas 5 orësh

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
8 Gusht, 14:53

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fshatrat Rashtan dhe Karkavec të njësisë administrative Qukës në Bashkinë e Prrenjasit.

Zjarri dogji disa banesa të pabanuara, magazina dhe shkurre.

Lufta me flakët zgjati për rreth 5 orë dhe u arrit që fikeshin pas angazhimit të zjarrfikësve dhe banorëve të zonës. Në operacion u përfshinë zjarrfikësit e Pogradecit dhe të Librazhdit.

r.k./Shqiptarja.com