Pamje të frikshme vijnë nga Kalifornia veriore, aty ku zjarre kanë lënë 2 zjarrfikës të vdekur, kanë shkatërruar 500 shtëpi, ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë se po rrezikohen ende rreth 5 mijë banesa të tjera.
Në vendet ku zjarri ka pushuar, ajri është i trashë, i përzierë me erën e tymit dhe kimikateve.
Mëngjesin e të shtunës mbi 3400 forca zjarrfikëse janë përballur me flakët e zjarrit që tashmë ka djegur mbi 48 mijë hektarë, në qytetin e Redding.












