“Dy turistë çekë qëllon për vdekje në Shqipëri”
“Çifti çek vritet në Shqipëri”
“Në malet e Shqipërisë vriten dy turistë çekë”
“Vriten turistët çekë, makina hidhet në greminë”
Këto janë tituj e disa prej faqeve më të klikuara çeke, të cilat kanë shkuar dhe përtej lajmit të sotëm. Disa kanë marrë reagime nga Ministria e Jashtme dhe Ambasada çeke në Tiranë. Por, nuk kanë munguar as intervistat nga agjencitë turistike.
Faqja “iDENZ”, ka dhe një shkrim me titull: “Çekët i dashurojnë alpet shqiptare, pavarësisht se i qëllojnë me armë”. Faqja online thotë se çekët janë të tërhequr nga alpet në veri të Shqipërisë, jo vetëm për shkak të çmimeve shumë të lira por edhe bukuritë e vendit.
Por, pavarësisht se çekët nuk duken në habitatin e tyre në malet e Shqipërisë. Në këto vende është shumë e lehtë të gjesh gëzhoja armës. Mjafton të shikoni poshtë këmbëve. Të shtëna armësh mund të dëgjosh edhe në malet e Kosovës.
Përveç kësaj, telefoni nuk ka sinjal dhe nuk komunikon dot. Në shkrim rikujtohet dhe zhdukja e tre studentëve në vitin 2001. Më pas shkrimi flet për ngjarjen e vitit 1997, ku shqiptarët u armatosën thuajse të gjithë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
