Tiranë, 2 Nëntor / ATSH - / Në qytetin e Elbasanit është zhvilluar së fundmi aktivitetit i quajtur "Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare".
Festivali, i cili erdhi në edicionin e tij të XIII-të, u organizur nga Ministria e Kultures, Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Bashkia Elbasan në bashkëpunim me DRKK Durrës (Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare) Sektori Elbasan.
Në këtë festival morën pjesë shumë grupe folklorike nga qytete të ndryshme të vëndit si dhe grupe miqsh përshëndetëse nga trevat e Kosovës dhe Maqedonisë.
Krahas prezantimit të netëve të festivalit, DRKK Durrës - Sektori Elbasan, organizoi edhe tre aktivitete mbështetëse të festivalit në bashkëpunim të ngushtë me DAR Elbasan në kuadër të Projektit "Miku i Monumentit".
Aktiviteti i parë ishte panairi i punimeve artistike të nxënesve me aftësi të kufizuar të shkollës speciale "Zëra Jete", Elbasan e cila ka në birësim monumentin e kulturës Kisha e Shën-Mërisë në lagjen "Kala". Ky panair u organizua në natën e hapjes së festivalit në hollin e Teatrit Skampa Elbasan.
/k.m//a.ke/
