Lajmi u bë me dije nga ministria e brendshme e Arabisë.
Në njoftim thuhej se Turki bin Saud ka vrarë një qytetar. Vendimi u mor pasi u kryen hetimet dhe vërtetuan fajin e tij.
Edhe vetë princi e kish pranuar vrasjen. Familja e viktimës nuk pranoi dëmshpërblim por kërkoi drejtësi. Madje në deklaratën e ministrisë thuhet se dënimi do të jetë për këdo që sulmon njerëzit e pafajshëm.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
