Kompania gjermane AGF që merret me vlerësimet e audiencës së televizioneve do të përfshijë për herë të parë edhe Youtube në matjen e audiencës së televizioneve. Synimi është që të sigurohen shifra zyrtare të audiencës për përdorimin e videove online të televizioneve të ndryshme.
Sipas kompanisë AGF, rezultatet e para të kësaj matje do të publikohen brenda këtij viti. Objektivi është që të rritet rëndësia e videove online në përdorimin e mediave, veçanërisht duke u ndjekur nga ekranet e celularëve dhe pajisjeve të tjera të lëvizshme.
Përveç përmbajtjes së transmetuesve klasikë televizivë, hyjnë në treg dhe një numër i madh i mediave që do të ofrojnë transmetim direkt(livestreaming) në Youtube dhe kanale të tjera online.
Përdorimi i videove online të YouTube dhe platformave të tjera do të monitorohet duke mbledhur të dhëna nga një panel në internet që drejtohet nga kompanitë kërkimore Nielsen dhe GFK. Aksionerët e AGF që do të përfshijë YouTube në matjen e audiencës së televizioneve janë transmetuesit publikë ARD dhe ZDF dhe televizionet komerciale RTL dhe ProSiebenSat.1.
Në vendin tonë, A1 Report është më i klikuari në YouTube krahasuar me televizionet e tjera informative me një shifër rreth 30 milionë shikime.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com